Burg përjetë për Dashamir Xhepën, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të 2019-ës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin final për Xhepën.

Lirie Xhepa u gjet e pajetë në liqenin e Sharrës në Tiranë. Gruaja ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar me 2 plumba në trup dhe më pas ishte hedhur në liqen. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: