Djali i Lirie Xhepës, e cila dyshohet se u vra një vit më parë nga kunati i saj, ka dëshmuar sot para gjykatës. Ngjarja ndodhi në shkurt të 2019-ës. Djali i të ndjerës, Marjus Xhepa, ka lëshuar akuza ndaj xhaxhait të tij, Dashamir Xhepa. Madje ai nuk ka nguruar që të kërcënojnë xhaxhain e tij, ndërsa i tha atij se; “Po u dënove do të shpëtosh, unë të dua jashtë”.

Sipas djalit, prej 7 vitesh familja e tij nuk fliste me xhaxhain, ndërsa shtoi se nëna e tij kishte një urdhër-mbrojtje. “Xhaxhai e kërcënonte gjithmonë nënën time”, tha Marjus Xhepa.

Lirie Xhepa u gjet e pajetë në liqenin e Sharrës në Tiranë. Gruaja ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar me 3 plumba në trup dhe më pas ishte hedhur në liqen. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronat, që kishte nisur prej disa vitesh me dy familjeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb