“Ndjehem i penduar për atë që kam bërë. Ishte në gjaknxehtësi e sipër”. Këto janë fjalët e autorit të vrasjes së 44-vjeçares Alma Qevani në Elbasan.

Gjykata e Elbasanit vendosi dje masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas. Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.

Alma Qevani, 44 vjeçe u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal.

Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan dhe u arrestua. Babai i viktimës, Fatmiri tregoi në emisionin “Me zemër të hapur” se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb