35-vjeçari Klajdi Shundi do të vuajë 8 vite burg për vrasjen e kunatit  Vladimir Zvezhda, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit të vitit 2021, në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Ndryshe nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e cila e dënoi Shundin me 20 vite burg në shkurt të këtij viti, Apeli deklaron se nuk është një vrasje me dashje, por e ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikike, duke e dënuar me 8 vite burg.

Dyshohet se krimi ndodhi pas dhunës së viktimës ndaj motrës së autorit.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb