RUMANI

Ai ishte një nga personat më të kërkuar në Britaninë e Madhe, për shkak të një vrasjeje të kryer në vitin 2015. Quhet Shane O’Brien, 31 vjeç dhe iku nga Britania në momentin që ka vrarë Josh Hanson, 21 vjeç. O’Brien e goditi me thikë Hansonin, në perëndim të Londrës. Pas më shumë se 3 vjet kërkim, policia londineze e arrestoi të riun, shkruajnë mediat britanike.

O’Brien akuzohet për vrasje dhe së shpejti do të nisin procedurat për ta ekstraduar atë. Ai ishte ndër personat më të kërkuar prej Interpolit në botë dhe çdokush që kishte informacion për të, paguhej 50 mijë paund.

Nëna e viktimës tha në rrjetet sociale se falënderon policinë britanike që ka kapur më në fund vrasësin e dyshuar të të birit. Ajo u shpreh se kërkon drejtësi dhe krimineli të marrë dënimin që meriton.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb