31-vjeçari Agron Tanushi ka dalë këtë mesditë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë, i arrestuar pak ditë më parë si autori i vrasjes së kunatës së tij, 34-vjeçares Jetmira Hasani.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin Tanushi, i cili ka pranuar para togave të zeza krimin, për shkak të konflikteve për çështje pronësie.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se 31-vjeçari ka pretenduar në gjykatë se ditën e ngjarjes i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar. Tanushi pretendon se është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat.

Nga ana e saj, edhe Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestit me burg’ për 31-vjeçarin, të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të kunatës, pas konfliktit me këtë të fundit për shtëpinë në Bathore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb