Identifikohet emri i viktimës në Peqin, si dhe autori i krimit të rëndë. Ngjarja u shënua mbrëmë në fshatin Lolaj të Peqinit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se 51-vjeçari Sefedin Çelmeta pas një sherri ka goditur me gurë bashkëfshatarin e tij, Shyqyri Hema, 64 vjeç, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:
S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: