Personi që shihni në foto është Koço Buzo, i cili vrau sot bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit.

58-vjeçari më herët kishte qenë polic, ndërsa kishte dalë në pension. Buzo, qëlloi për vdekje me kallashnikov gruan e tij, Liljana Buzon, ndërsa aksidentalisht u plagosën dy kalimtarë që tentuan të parandalonin ngjarjen.

Fill pas krimit të rëndë, autori është ndaluar nga policia. Aktualisht policia ka nisur hetimet, ndërkohë që do të marrë në pyetje edhe 58-vjeçarin, i cili tashmë kishte dalë në pension. Çifti kishte nisur procedurat e divorcit, ndërsa viktima e kishte denoncuar për dhunë burrin e saj, i cili sot i mori jetën. Mësohet se viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb