“Zamir Topi është person me probleme të shëndetit mendor”. Kështu deklarojnë burime nga qendra e shëndetit mendor në Korçë, në lidhje me autorin e vrasjes së Dashnor Osmanit sot në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se 42-vjeçari ishte i pajisur me kartelë pranë kësaj qendre dhe se është nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë dëshmisë së tij, Topi ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa theksoi se ishte penduar. “Nuk doja ta vrisja. I kërkova që të hiqte varrin e babait te tij, pasi aty afer ishte dhe varri i nenes time dhe ai vend na takonte neve. Por ai nuk pranoi. Jam penduar shumë”, tha autori në polici.

Po ashtu gazetarja Kodra ka siguruar dhe pamje nga banesa e tij, ku shihet se një makinë policie ndodhet aty. Mësohet se blutë kanë marrë në mbrojtje familjen e 42-vjeçarit, nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme. Ditën e sotme, Zamir Topi qëlloi me sëpatë në kokë bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmanin, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: