Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Korçë, ku një 42-vjeçar shkoi deri në marrëzi sa goditi me sëpatë në kokë bashkëfshatarin e tij. Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshmi nga bashkëfshatarët e viktimës dhe autorit, të cilët kanë treguar rreth konfliktit që kishin dy familjet për një varr. Ata tregojnë se autori, Zamir Topi, i kishte kërkuar viktimës, Dashnor Osmanit, që të zhvendoste varrin e babait të tij, pasi ndodhej pranë vendit ku prehej dhe nena e tij, duke pretenduar se ajo sipërfaqe i takonte atij.

Ndonëse mes familjeve kishte pasur konflikte për këtë çështje, ata nuk kishin gjetur një zgjidhe, edhe pse autori i vrasjes ishte ankuar dhe në komunë.

I mbetur pa zgjidhje, autori mësohet të jetë shkuar këtë të martë pranë vendit ku Dashnor Osmani shiste banane bashke me bashkëshorten e tij. Pasi janë zënë verbalisht, viktima është larguar bashkë me gruan prej aty për pak çaste, për të ardhur sërish në vendin ku shisnin. Sipas dëshmisë së qytetarëve, pak çaste më vonë autori është kthyer sërish në vendin e ngjarjes, ku ka goditur me një sëpatë viktimën, duke e lënë të vdekur në vend.

Bashkëfshatarët shprehën për gazetaren Kodra se Zamir Topi trajtohej me kemp, pasi kishte probleme të shëndetit mendor.
Pranë banesës së autorit ndodhen forcat e policisë për të mbajtur nën mbikëqyrje situatën për ndonjë hakmarrje të mundshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb