Gjykata e Tiranës dënon me 30 vite burg Islam Myrtajn, i akuzuar për vrasjen e Haxhi Baçinozit.

Myrtaj u shpall fajtor për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”. Krimi ndodhi më 16 mars 2019 tek Liqeni Artificial në Tiranë. Në gjykim Myrtaj shfaqi pendesë për krimin, por mohoi të kishte qenë paramendim.

Prokuroria kërkoi 35 vjet burgim për Islam Myrtajn, i akuzuar për vrasjen e Haxhi Baçinozit. Ngjarja e rëndë ndodhi në mars të vitit të shkuar.

Baçinozi u ekzekutua tek Liqeni Artificial në sy të djalit të tij nga 62-vjeçari Myrtaj, i cili u dorëzua disa ditë më pas duke pranuar se krimi kishte ndodhur për shkak të një borxhi të vjetër prej 45 mijë euro që Baçinozi ja kishte dhënë ish-mikut të tij Islam Myrtaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: