Vëllai i një “ylli pakistanez të rrjeteve sociale” i cili u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 për vrasjen e motrës së tij për “çështje nderi” është shfajësuar sot nga një gjykatë e apelit në Pakistan, njoftoi sot avokati i tij.

Sipas mediave të huaja, Kandil Baloch emri i vërtetë i të cilës ishte Fauzia Azim shfaqej gjithmonë e grimuar dhe me poza provokuese, gjë që ka bërë që vëllai i saj Muhamed Wassim ta mbysë atë me duart e veta.

“Ai u lirua nga të gjitha akuzat nga një gjykatë në qytetin lindor të Multan”- tha avokati i Sardar Mehbub për mediat e huaja pa dhënë detaje. Arsyetimi i vendimit të gjykatës nuk është publikuar ende.

Vrasja e të resë në vitin 2016 ka shkaktuar tronditje në Pakistan, ku qindra gra vriten çdo vit nga të afërmit e tyre, me pretekstin se kanë njollosur nderin e familjes.

Prindërit e Kandil Baloch kishin thënë fillimisht se nuk do ta “falnin” djalin e tyre derisa ai të tregonte se ishte penduar. Ndërkohë, ata tashmë e kanë falur atë dhe pritet të lirohet nga burgu në ditët në vijim. Kjo masë vjen pasi ligjet në Pakistan lejon që familjarët e viktimës, të falin vrasësin nëse duan.

Mirëpo lirimi i Waseem Baloch të hënën ka zemëruar aktivistët e të drejtave të grave në Pakistan.

“Ky burrë që rrëfeu për vrasjen e Qandeel-it, motrës së tij, është një burrë i lirë sot në të njëjtin vend ku Qandeel nuk mund të jetonte lirisht jetën e saj”, shkroi avokati dhe aktivisti Nighat Dad në Twitter të hënën.

“Kjo është gjendja e dhimbshme e shtetit… na vjen keq Qandeel. E tronditur dhe pa fjalë,” tha ajo.
Edhe Sanam Maher, autorja e “A Woman Like Her: The Short Life of Qandeel Baloch”, shprehu zemërimin e saj në Instagram.

“Në një shoqëri që gëzon shumë dënimin e grave që shkelin rregullat, nuk duhet të jetë çudi që çdo i dyshuar në këtë rast është liruar”, tha Maher.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb