Drejtësia në Sarajevë dënoi një grua me dhjetë vjet burgim për vrasjen e një djali 12 vjeç serb, gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, më 1992-95.

Elfeta Veseli, e cila ka shërbyer në forcat myslimane të Bosnjës, u dënua për krim lufte për vrasjen e Sllobodan Stojanovicit. Krimi është kryer në vitin 1992 pranë fshatit Zvornik të Bosnjës. Veseli ka lindur në Kosovë në vitin 1960, por ka qenë duke jetuar në Bosnje kur lufta ka nisur.

Më 1992, ajo ka qenë pjesë e njësisë ushtarake të udhëhequr nga Naser Oric, i cili, vitin e kaluar, është liruar nga akuzat për krime lufte nga një gjykatë në Bosnje.
Veseli është arrestuar në shtator të vitit 2016 në Zvicër dhe është ekstraduar në Bosnje në mars të 2017-ës. Ajo është një nga rreth 10 gra të dënuara për krime lufte gjatë luftës në Bosnje, ndërsa 20 të tjera janë duke u hetuar. Gjatë luftës në Bosnje mendohet se janë vrarë mbi 100 mijë njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb