TIRANE- Prokuroria e Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Gazmir Daci, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, “armëmbajtje pa leje”, “fallsifikim dokumentash” dhe “kanosje”.

Ky shtetas akuzohet se, në dt. 04.11.2015, në Kamëz, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri, si edhe ka kanosur për vrasje vëllain e viktimës, Saimir Kolaveri.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” për shtetasin Xhelal Daci, i ati i të pandehurit kryesor. dhe për shtetasi Ezel Baja, lidhje shoqërore e tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb