Një 32-vjeçar, që kërkohej për një vrasje në Vlorë, është ekstraduar sot nga Italia. Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin Ergest Avdia alisas Armando Metaj, nga Memaliaj, i cili akuzohet se vrau biznesmenin Vasil Dervishajn.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

NGJARJA
Vrasja e rëndë ndodhi tek ish-kombinati i peshkut në lagjen “Pavarësia’, ku i riu Vasil Dervishaj u qëllua disa herë me armë nga dy persona në mjetin e tij tip ‘Ford’ me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte.

I riu ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, por nuk ka mundur dot dhe ka ndërruar jetë jashtë mjetit të tij. Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje.
29-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më herët për trafik droge, ndërkohë që ishte baba i një fëmijë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: