Milioneri i dënuar Robert Durst ka vdekur në burg në moshën 78 vjeçare sipas avokatit të tij. Durst vdiq në burgun e Kalifornisë pasi u deklarua fajtor në shtator për vrasjen e shoqes së tij Susan Berman. Ai e vrau atë për ta ndaluar që të fliste me policinë rreth zhdukjes së gruas së tij.

Policia beson që ka vrarë dhe dy persona të tjerë. Avokati i tij Chip Lewis deklaroi që vdekja e tij ishte për shkaqe natyrore dhe që kishte vuajtur nga probleme të shumta shëndetësore. Durst u dënua me burgim të përjetshëm në tetor pasi në vitin 2000 vrau Berman që ishte njeri i besuar dhe zëdhënësja e tij për një kohë të gjatë.

Gjyqi u vonua për më shumë se një vit për shkak të pandemisë Covid raporton “BBC”. Dy ditë pasi u dënua ai u shtrua në spital i infektuar me Covid sipas avokatit të tij. Familja e tij ka në pronësi një seri rrokaqiejsh në qytetin e Nju Jorkut dhe një investim në Qendrën Botërore të Tregtisë. Ai u hetua pasi një regjistrim i tij ku rrëfehej ishte përdorur në një dokumentar të “HBO-së” të quajtur “The Jinx”.

Ai ishte regjistruar duke i thënë vetes së tij: “Çfarë dreqin bëra unë ? Vriti të gjithë ata, sigurisht”. Prokurorët thanë se ai kishte vrarë dhe fqinjin e tij Morris Black, kur ishte arratisur në Teksas. Durst pretendoi se e kishte qëlluar aksidentalisht, përpara se të vazhdonte ta copëtonte trupin e tij dhe ta hidhte në gjirin Galveston.

Pas një gjuetie 45 ditore ai u arrestua për vjedhjen e një sanduiçi pule në një dyqan në Pensilvani. Policia gjeti mijëra dollarë, kanabis dhe patentën e komshiut të tij në makinën që ai kishte marrë me qera. Durst është i dyshuar dhe për vrasjen e gruas së tij në vitin 1982, trupi i së cilës nuk është gjendur kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: