Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për 36-vjeçarin Ali Zili.

Ali Zili kreu vrasjen e dyfishtë 4 ditë më parë në fshatin Progër të bashkisë Devoll.
Viktima mbetën nuse dhe vjehrrë të moshës 60 dhe 80 vjeç ndërsa vrasja u krye me mjete të forta nga autori i cili pretendonte se 2 gratë i kishin borxh.

“Kam qenë i dehur kur kreva vrasjen, i vrava se më kishin para borxhë”, ja thënë autori përpara togave të zeza.

Kjo akuzë u hodh poshtë nga familjarët e Zilit të cilët u shprehën se ai ka hyrë në banesën e tyre për të grabitur dhe jo për të kërkuar borxhin.

Kujtojmë se gjatë dëshmisë së tij Zili gjakftohte ka pranuar krimin makabër duke shpjeguar hollësisht edhe tentativën që beri për 24 orë në fshehjen e krimit.

Viktimat u gjetën pa shenja jete dhe të dhunuara në mënyrë çnjerëzore në banesën e tyre ndërsa ky krim tronditi mbarë opinionin publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: