ITALI

Gjykata italiane ka dënuar me 18 vite burg një të ri shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Genard Dulaj u shpall fajtor për vrasjen e një kuzhinieri nga Senegali, i cili banonte në Itali.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në prill të 2018 në zonën e Riminit, ndërsa viktimë mbeti Makha Niang.

Sipas mediave italiane, viktima u qëllua për vdekje nga dy plumba pistolete teksa ishte ulur në një stol në Passeggiata degli Artisti, në rrethin San Giuliano. Hetimet për këtë ngjarje zbuluan se shqiptari qëlloi pa asnjë motiv drejt senegalezit duke i marrë jetën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: