TIRANE – Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Italia shtetasin Genc Pjetri, i dënuar me 25 vite burg për vrasje. 33-vjeçari nga Lezha u arrestua në dhjetor të 2015-ës në Romë, për llogari të drejtësisë shqiptare, e cila e kishte dënuar për një krim të kryer rreth 13 vjet më parë.

Genc Pjetri ishte në listën e 100 personave më të kërkuar nga autoritetet shqiptare. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2003, pasi qëlloi për vdekje shtetasin Hilë Coli. Në atë kohë, vrasja e këtij të fundit u raportua se kishte të bënte për gjakmarrje, pas një konflikti mes familjeve.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.147, datë 22.05.2006,e ka dënuar me 25 vjet burg shtetasin Genc PJETRI për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim për gjakmarrje“ dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake“ parashikuar nga nenet 78/2¬25 dhe 278/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb