Një 24-vjeçar nga Durrësit është ekstraduar sot drejt Anglisë, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e pronarit të lokalit ku punonte. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 14:30 në 17 prill të 2018-ës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për herë të parë është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Anglisë i një shtetasi shqiptar, i kërkuar për vrasjen e shtetasit me inicialet E. S. Ai ishte larguar nga territori i Mbretërisë së Bashkuar dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik. Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: