Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në një shkollë në Florida. Një 12-vjeçar në Florida është arrestuar pasi kishte marrë 3 pistoleta me vete në shkollë, për t’ia treguar shokëve. Armët e zjarrit u zbuluan nga mësuesja e shkollës “Drita e Krishterë”, pasi kishte mbajtur çantën e nxënësit.

Teksa i kishte bërë përshtypje pesha, mësuesja kishte hapur çantë, ndërsa kishte gjetur brenda saj 2 pistoleta dhe dy karikatorë. Ndërkohë që djalit iu gjet dhe një tjetër pistoletë tjetër gjysmë automatike.

Ndërkohë, mamaja e djalit kishte raportuar para autoriteteve se ai pak kohë më parë kishte vrarë qenin e shtëpisë me një armë gjahu. Pas arrestimit 12-vjeçari u përjashtua edhe nga shkolla, ndërsa Shërbimet e Kujdesit ndaj Fëmijëve po merren me çështjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb