Një shqiptar i kërkuar për një vrasje të kryer 22 vite më parë në Romë është arrestuar në Greqi.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka vrarë një burrë me origjinë rumune, në vitin 1998, pas një zënke mes tyre.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë Italiane, vrasja ka ndodhur pasi shqiptari ishte marrë peng nga një bashkëqytetar i viktimës dhe kur ky i fundit ka ndërhyrë, ai e ka qëlluar për vdekje.

Një gjykatë italiane e ka dënuar shqiptarin me 18 vite burg më 2002, por ai ka vuajtur vetëm tri vite të dënimit. Italianët tani kërkojnë ekstradimin e tij për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Këtë mëngjes, pritet që ai të transferohet në Prokurorinë e Apelit të Selanikut për të nisur procedurat e ekstradimit drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb