Gjykata e Apelit në Tiranë ka zbutur dënimin për Marjus Deman, i cili vrau aksidentalisht në një lokal në zonën e “5 Majit” shokun e tij Mehmet Qemën.

Kjo gjykatë ka vendosur ndaj të riut, konvertimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Vendimi:

Në ngjarjen e ndodhur më datë 10.05.2021, ora 23:30, në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M.Q, autor i së cilës dyshohet shtetasi M.D, i cili u arrestua.

Në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 ka vendosur:

-Për personin nën hetim M.D caktimin e masës “Arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim M.D.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. . 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane
– Zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktuar si masë sigurimi” Arrest në shtëpi”..

Tiranë, 27.07.2021

Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median
Jonida Capo

Si ndodhi ngjarja:

Kujtojmë se orët e vona të 10 majit, Marjus Dema, qëlloi me armë mikun e tij, Mehmet Qema, i cili si pasojë ndërroi jetë.

Dema, ka thënë se vrasjen e ka kryer në mënyrë aksidentale, e ka shtoi asokohe se me viktimën ishin miq. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e “5 Majit” e të pranishëm kanë qenë edhe miq të tjerë të viktimës dhe autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb