ITALI

Gjyqi i Apelit në Bolonja ka konfirmuar dënimin për Gianluca Mazzarello, me 14 vite dhe 2 muaj. Mazarrelli akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Ervin Tola, 31 vjeç. Familja e shqiptarit ka marrë 1250 mijë euro kompensim.  Vrasja e 31-vjecarit shqiptar ndodhi në 29 dhjetor të vitit të kaluar para një lokali në Piacenza të Italisë, kur Mazzarelli vrau me thikë shqiptarin që punonte si bojaxhi.

Ervintol
Ervintol

Mazzarelli, i cili është në burg ku po kryer dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, e vrau Tolën pas një zënke të dhunshme, me të cilën u përfshirë shumë persona, ku një pjesë e tyre ishin të dehur. Ai ka përfituar me uljen e dënimit me 1/3-n.

Avokati Antonino Rossi, në anën tjetër, mbështeti atë që ai gjithmonë ka pohuar: atë mbrëmje Mazzarelli, i rrahur nga dy njerëz, përfundoi në tokë dhe u përpoq të mbrohej. Ai kapi një thikë dhe e goditi Tolën, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas u arratis nga vendi i ngjarjes, por u arrestua të nesërmen.

Sipas mbrojtjes, ai e kreu krimin në tejkalim të mbrojtjes ligjore ndërsa u kërkua që të shpallej fajtor për vrasje të paqëllimshme, duke përfituar dhënien e rrethanave lehtësuese.

Por dënimi, vuri në dukje prokurori, ishte i butë. Të afërmit e Tolës që punonte si bojaxhi, thanë se dënimi ishte i butë. Ata thanë se në kushte varfërie nuk kishin mundur ta shihnin dhe se djali i tyre ishte në pritje të bëhej babai. Gruaja e të ndjerit lindi dy muaj pas vdekjes së 29 vjeçarit.

Gjykatësi vendosi që për babain, nënë dhe vëllezërit e tij, të kishte një kompensim prej 500 mijë euro, ndërsa për djalin e vogël të Tolës, kompensimi të ishte 750 mijë euro.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: