MEMALIAJ

35-vjeçari Arjan Shahaj që vrau të atin me sëpatë ka qenë i dënuar me 12 vite burg në vitin 1998. Mësohet se Shahaj, atëherë minoren ka tentuar të vrasë një bashkëfshatarin e tij dhe është dënuar me 12 vite burg. Por ai nuk e ka kryer të gjithë dënimin, për shkak të moshës dhe pasi vepra penale nuk pati pasoja për palën tjetër. Konflikti i atëhershëm kishte ndodhur pas një sherri të momentin.

Ndërkaq pas krimit të sotëm që ndodhi në pyllin e fshatit Shalës, 35-vjeçari është larguar duke u fshehur në zonën malore. Policia ka ngritur disa grupe për kontrollin e zonës dhe kapjen e tij, duke krehur zonën nga Tepelena në Këlcyrë e Përmet.

Informacion paraprak
Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka ngritur disa grupe kontrolli dhe po behet krehja e zonës për gjetjen dhe kapjen e autorit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb