Nicola Priest, 23 vjeçe, është dënuar me 15 vite burg në Britani, pasi akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 3 vjeçe, pasi e pengonte të bënte seks me të dashurin.

Një javë pasi krehu vrasjen, ajo ka postuar një video në “Tik Tok”, duke shprehur pendesë për krimin dhe duke thënë se për momentin, nuk ishte vetvetja dhe as vetë nuk e din, se si e vrau të bijën. Ajo shihet në klip e përlotur dhe rrëfen:

“Më fal mami dhe babi. E di që jam ngatërruar keq me këtë histori dhe bëra diçka të tmerrshme. Nuk duhet ta kisha bërë, duhet të isha bërë një nënë e mirë”.

Kujtojmë se vogëlushja Kalyee, u gjet e vdekur në 9 gusht në banesën që jetonte me mamanë, në Brimingham.

Sipas raportimeve, e ëma e vrau vogëlushen pasi donte të shkonte te shtëpia e të dashurit e të bënte seks, por ajo se lejonte, pasi dëshironte të luante.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb