Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja kriminale, që tronditi mbarë opinionin, në korrik të këtij viti, ku babai shqiptar, Petrit Leka, vrau të bijën 20-vjeçare me thikë, në Australi. Mediet australiane kanë zbuluar të shkuarën kriminale të babait monstër, i cili vetëm një ditë më parë pranoi krimin e rëndë në gjyq.

Siç raportojnë mediet e huaja, Petrit Lekaj ka qenë i dënuar disa herë për drogë. Në vitin 1996 ai ishte dënuar me 2 vite burgim për shitje heroine. Në vitin 2007, Lekaj u shpall sërish fajtor dhe u dënua me 200 Dollarë gjobë për posedim kanabisi. Dy vite më vonë, 49-vjeçari u dënua sërish më 900 Dollarë gjobë pasi u zbulua se kishte kultivuar disa bimë kanabisi.

NGJARJA
Petrit Lekaj është një anëtar i njohur i komunitetit shqiptar në Australi. Ai akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj 20 vjeç. Në Korrik të këtij viti, 20-vjeçarja u gjet e pajetë në një makinë ‘Mercedes’. Brenda automjetit ishte i pranishëm edhe babai i saj, i ulur në sedijen e shoferit, i cili ishte i plagosur.

Hetuesit australianë kanë thënë se Petrit Lekaj, pasi kishte qëlluar për vdekje me thikë vajzën e tij, kishte tentuar të vetëvritej duke qëlluar edhe veten. Por në momentin kur u gjet brenda makinës, 49-vjeçari ishte ende gjallë dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor, ku dhe mundi të mbijetonte.

Paralelisht me procesin penal, ndaj Petrit Lekajt u krye edhe ekspertizë e shëndetit të tij mendor dhe aktualisht po mbahet në një institucion të specializuar.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Natën e vrasjes, Sabrina kishte dalë të festonte me shoqet në lokal. I ati dyshonte se vajza e tij kishte të dashur dhe për këtë arsye besohet se ndërmori aktin ekstrem.

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Petrit Lekajt është caktuar të zhvillohet më 4 Shkurt.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb