AFRIKË E JUGUT- Atleti olimpik Oscar Pistorius është shpallur fajtor për vrasje, pasi një gjykatë apeli në Afrikën e Jugut përmbysi vendimin e mëparshëm duke e rikthyer në burg.

Ai vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp në shkurt të vitit 2013, pasi qëlloi për katër herë në drejtim të derës së mbyllur të dhomës. Ai është aktualisht nën arrest shtëpiak pasi kaloi një vit të dënimit të tij pesë­vjeçar në burg. Pistorius tani do të duhet të kthehet në gjykatë ku do të vendoset një dënim i ri për të.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: