FIER

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Kuqar të Patosit. Bëhet fjalë për shtëpinë e autorit të krimit të ndodhur në qendrën shëndetësore të Patosit më 19 dhjetor, gardianit të burgut të fierit Martin Skëndaj, i cili vrau dy vetë, të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij Manol Rapaj dhe Elis Kapaj.

Zjarrfikëset e Patosir dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes por banesa është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi familja e Skëndaj dyshohet se pas ngjarjes është larguar nga shtëpia.

Familja e autorit të krimit me njërin prej viktimave ishin fqinje njeri me tjetrin. Nuk dihet shkaku i këtij zjarri ndërsa nga blutë po punohet ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: