Torturat dhe rrethanat shtynë 31-vjeçaren turke, Melek Ipek, të qëllonte për vdekje me armë të shoqin Ramazan. Ky i fundit mbrëmjen e shtatë janarit e kishte dhunuar e torturuar me orë të tëra të shoqen, madje e kishte kërcënuar se do e vriste. E gjendur në këto kushte, Melek, mori armën me të cilën i shoqi e kërcënonte dhe qëlloi mbi këtë të fundit. Megjithatë, përtej rrethanave, prokuroria ka vendosur ta lë në burg përjetë të renë.

Mësohet se pas krimit gruaja ka lajmëruar vetë policinë dhe nuk ka bërë aspak rezistencë. Nga krahu tjetër në momentin e arrestimit policia ka parë të nxirat në të gjithë trupin e Melekut. Para hetuesve 31-vjeçarja ka treguar se torturohej vazhdimisht nga bashkëshorti, ndërsa kulmi kishte arritur natën e ngjarjes së rëndë ku ai e kishte lidhur me pranga duke e kërcënuar se do ta vriste.

“Prej 15 vitesh kemi pasur probleme. Disa vite më parë solli në shtëpi një vajzë tjetër dhe i kam kapur duke u puthur. Kur e pyeta se çfarë ishte duke bërë, filloi të më rrihte. Disa muaj më vonë me lindi vajza dhe unë shkova të rri disa ditë tek nëna ime, kur u ktheva e gjeta duke më tradhtuar në krevatin tonë me një grua tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një natë më parë më tha se donte të ndahej dhe po flisnim se kush do t’i mbante fëmijët. Pasi ata ranë në gjumë filloi të më rrihte duke më lidhur duart me pranga. Më rrahu vazhdimisht duke më vendosur thikën në pjesë të ndryshme të trupit”, mësohet të ketë thënë gruaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: