TIRANË

Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për Griseldo Kusin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar 21 vjet burgim për Kusin.

Kusi akuzohet se vrau teknikun e kondicionerit. Ai përfiton ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndaj Kusit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Babai i tij, Bujar Kusi dhe i vëllai Albani, dyshohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Luan Caka e Ali Sula, janë vënë nën akuzë për moskallëzim krimi, ndërsa Ferdinand Bakalli, do të gjykohet para drejtësisë për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Prokuroria e Tiranës thotë se Griseldo Kusi e vrau Celajn, pas një debati që lindi mes tyre për tubin e carë të kondicionerit që i riu po montonte në vilën luksoze të autorit të dyshuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb