FIER-Rreth 3 orë pas vrasjes me thikë të 16-vjecarit Dionis Vrenozi në Fier është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar Florian G. rreth 17 vjeç.

Vrasja ndodhi gjatë ditës së sotme, ndërsa viktima është gjetur nga kalimtarët në zonën e ‘Zogut të Zi’ pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.

Adoleshenti është goditur për vdekje me thikë pas një sherri mes tre të rinjve, ndërsa policia kishte shpallur në kërkim 17-vejcarin, i cili ka vendosur të vetëdorëzohet në komisariat.

Policia bën me dije se është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim nga policia, dorëzohet në polici autori i dyshuar i plagosjes me thikë në “Zog të Zi”.

Në datën 18.10.2018 rreth orës 16:30 pas një zënke për motive të dobëta mes 2 të rinjve, shtetasi F.G, 17 vjeç, ka qëlluar me thikë shtetasin D.V, 16 vjeç.

Si pasojë e plagëve të mara shtetasi D.V ka ndërruar jetë.

Pas ngritjes së grupit hetimor, policia identifikoi autorin e dyshuar dhe e shpalli në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë arrestimin në flagrancë per vepren penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve po kryejnë procedurat për ndalimin e shtetasit F.G.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb