SHKODER- Gjykata e Apelit nё Shkodёr ka lënë në burg përjetë 21-vjecarin Sokol Mjacaj, i dënuar me të njëjtën masë nga gjykata e shkallës së parë, për vrasjen e dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova.

Avokatja e 21-vjeçarit e ka cilësuar procesin të paragjykuar, duke theksuar se çështjen do ta çojë në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Shkallёs sё Parё nё Shkodër me 16 nëntor tё 2015 dha vendimin “Burg përjetë” pёr Mjacajn, çka u kundërshtua nga pala mbrojtëse, që pretendonte se kishte mospërputhje mes dëshmive të vetë dëshmitarëve dhe zbardhjes së tyre nga prokuroria.

Çështja “Mjacaj” u apelua nё Gjykatёn e Apelit Shkodёr me 8 shkurt tё kёtij viti ku avokatja mbrojtëse Elvira Jakova kёrkoi njё dёnim tjetёr, dhe tё paktën tё pranohej ekspertiza e njё grupi psikologësh pёr 21-vjeçarin, pasi gjendja e tij psikologjike kishte qenё e rënduar qё para se tё ndodhte krimi.

Vrasja e dy turistëve cekë u shënua në korrik të 2015, ndërsa Sokol Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: