Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Florian Tonuzi, i cili vrau vëllain e tij me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Allabegi të Maqellarës. Tonuzi, akuzohet se ka qëlluar disa herë me thikë pas mesnate vëllain e tij 23-vjeçar, Benard Tonuzin në oborrin e banesës së tyre, ndërkohë që skena është parë nga babai i tyre. Fill pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga banesa, ndërsa policia është në ndjekje të tij.

Ndërkohë, banorët e zonës kanë vendosur që të mos çojnë fëmijët e tyre në shkollë nga frika, ndërkohë që ky institucion arsimor sot është mbyllur. Sipas dëshmisë së një prej banorëve të zonës, të siguruar nga gazetari Enver Doçi për ‘BalkanWeb’, autori është person me probleme të shëndetit mendor dhe përdorues i lëndëve narkotike.

“I morëm fëmijët nga shkolla, deri sa të kapet ai. I rrezikshëm?! Ai është i luajtur mendsh. Ka qenë që herët që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, prej shumë vitesh. Fëmijët nuk i çojmë në shkollë deri sa ta kapë policia.”, tha një prej banorëve të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: