Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘arrest në burg’ për Arsen Muskurtin.

Muskurti autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës së tij Dritan dhe Nora Muskurti është paraqitur sot në Gjykatë ku u njoh dhe me masën e sigurisë.

Ngjara e rëndë e ndodhur para disa ditësh në kryeqytet  tronditi mbarë opinionin publik, në ambiente e agjencisë turistike në pronësi të tyre.

Gjithashtu Dritan Muskurti 44 vjeç, kishte kërkuar urdhër te menjëhershëm mbrojtje, me datë 26 gusht, duke pretenduar se vëllai i tij, Arseni ishte bërë shqetësim për të e familjen. Gjyqtarja Majlinda Dogga kishte caktuar datën 6 shtator për të shqyrtuar pretendimet e dy vëllezërve, por tashmë kërkesa do të pushohet, përderisa 44-vjeçari Muskurti baba i 3 fëmijëve u ekzekutua bashkë me gruan e tij Nora nga i vëllai. News 24 mëson gjithashtu se dy vëllezërit po përballeshin në gjykatën e Tiranës edhe në një tjetër proces civil.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb