DIBËR

Djaloshi 26-vjeçar Florian Tonuzi, i cili më 29 prill vrau me mjet prerës vëllain e tij të vogël Benard Tonuzin ka dalë këtë të hënë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se trupa gjykuese ka vendosur për të “arrest me burg”, ndërsa mësohet se e vemtja mbrojtje e tij ka qenë deklarata se nuk mbante mend asgjë se si kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

Mbrëmjen e 29 prillit vëllezërit Tonuzi po ktheheshin në banesë,  pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit, kur Floriani goditi me mjet prerës thikë vëllain e tij të vogël. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Një ditë më pas, Florian Tonuzi u arrestua nga policia teksa u pikas nga banorët që i ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit.

Me gjithë tentativën për t’u larguar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurtbeg.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb