Trupi i pajetë i Aldi Ramës është tërhequr nga morgu në Tiranë. 21-vjeçari i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë dhe më pas veten do të varroset sot në orën 14:00 në Durrës.

Për ceremoninë mortore do të kujdeset e ëma. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se janë marrë masat në banesën e Valbona Kolgjinit teksa një makinë policie qëndron jashtë saj.

Aldi Rama u rritur nga prindër të divorcuar teksa dy ditë më parë vrau nënkomisarin Hoxha pasi ky i fundit i kërkoi në Kune Vain dokumentet e identifikimit. Ai e qëlloi në qafë dhe gjoks, teksa pas 4 orësh në arrati qëlloi dhe veten.

21-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra në kokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb