NORVEGJI- Avokati i Anders Behring Breivik, që vrau 77 persona në Norvegji në vitin 2011, kërkoi sot dënimin e shtetit norvegjez për trajtim çnjerëzor dhe degradues.

“Arsyet për të cilat i interesuari është dënuar duhen lënë mënjan”, tha Oystein Storrvik, në ditën e katërt dhe të fundit të procesit të ngritur nga ekstremisti 37-vjeçar.

“Për atë që e urren e gjithë bota, drejtësia është mundësia e fundit për të garantuar të drejta themeltare”, tha ai, duke i kërkuar Gjykatës të mënjanohet nga perceptimet popullore.

Për arsye sigurie, procesi civil po zhvillohet në burgun e Skien (jug) ku Breivik po vuan një dënim prej 21 vitesh që pritet të shtohet.

Më 22 korrik 2011, ai kishte vrarë 77 persona, ku tetë nëpërmjet një bombe në selinë e qeverisë në Oslo dhe 69 të tjerë me armë zjarri në një kamp veror për të rinj.

Për më shumë se një orë, ai kishte ndjekur dhe tmerruar 600 adoleshentë të bllokuar në ishullin Utoya, duke i goditur me një plumb në kokë shumicën e viktimave që ai bënte, sipas tij, faji ësh të i multikulturalizmit.

Nga momenti i dënimit, ai mbahet i mbyllur larg nga të burgosurit e tjerë dhe kontaktet e tij jashtë burgut kontrollohen me imtësi, shkruan “telegrafi”.

Duke u bazuar në kohëzgjatjen e këtij izolimi, Storrvik akuzoi Norvegjinë se po shkel dy dispozita të konventës evropiane të të Drejtave të Njeriut, një që ndalon trajtimet jonjerëzore dhe degraduese dhe së dyti garantimin e respektimit të korespondencës së tij.

Në Skien, Breivik ka në dispozicion një qeli prej 31 metrash katrorë që ndodhet mes tre qelish të tjera bosh, mundësinë për studime dhe ushtrime fizike. Ai ka gjithashtu një televizor me DVD, një kompiuter lojrash, një makinë shkrimi, libra dhe gazeta.

Ankesat e ekstremistit shkojnë nga kafeja e ftohtë dhe gatimi që sipas tij janë më keq se një “waterboarding” (tortura të vazhdueshme që stimulojnë mbytjen), tek qindra inspektime trupore dhe dhimbjes së kokës që, sipas tij, i vjen për shkak të izolimit.

Për avokatët që mbrojnë shtetin, këto kushte burgimi janë gjerësisht konform me ato që lejohen nga konventa evropiane e të Drejtave të Njeriut.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: