Të paktën 2 burra kanë mbetur të vdekur dhe një është në gjendje të rëndë në spital pas të shtënave të armëve në një shtëpi në Georgia. Zyra e Sherifit të Qarkut Haralson dhe Byroja e Hetimit, kanë shkuar në një shtëpi, pasi kishin marrë raporte se atje ishin regjistruar të shtëna. Teksa kishin hyrë në shtëpi, një person kishte dalë me armë në dorë e teksa po fliste me policët ka qëlluar veten.

Oficerët gjetën dy burra brenda shtëpisë. Dillion Dobbs, 21 vjeç, u shpall i vdekur në një dhomë gjumi. Joseph Dobbs, 20 vjeç, u gjet me një plagë në kokë. Ai u dërgua në spitalin Grady Memorial në Atlanta. Gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Të shtënat ndodhën në një zonë rurale të Georgias, disa milje larg kufirit të Alabamës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: