Policia greke zbulon vrasjen e një pronari hoteli në Santorini, siç raportojnë mendiat vendase.

Trupi i 69-vjeçarit grek Nikos Xalari, u zbulua ditë më parë i dekompozuar nga zjarri. Policia greke zbuloi se autor i ngjarjes ishte punonjësi 20-vjeçar shqiptar i Hotelit “Nikos Villas”.

Shqiptari kishte debatuar dhe më pas kishte qëlluar pronarin e tij, për një borxh prej 200 eurosh.

Më pas e kishte lyer trupin me vodka dhe i kishte venë zjarrin. Ai nuk kishte marrë orën e shtrenjtë nga dora e tij e as kishte ngacmuar kasafortën pasi sipas tij nuk kishte qëllim të grabiste, por të merrte vetëm borxhin që pronari i kishte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb