Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë vetëm pak pas ndërrimit të viteve.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet M.Gj. nga Dibra dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri të tipit pistoletë të gjetur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Dibër/informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri.
Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip pistoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: