Një ngjarje e rëndë është regjistruar brenda burgut të Peqinit, ku një i dënuar i ka dhënë fund jetës. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në ambientet e këtij institucioni.

Të njëjtat burime raportojnë se viktima është Fatmir Veliaj, 40 vjeç, banues në Mallakastër, i cili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, grupi hetimor ka dyshime se ai ka varur veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Kujtojmë se pak kohë më parë, një tjetër i dënuar i dha fund jetës në këtë burg, ndërsa bëhet fjalë për Andon Mëhillajn, bashkëpunëtor i vrasësit me pagesë, Juljan Sinajaj, i dënuar me burg përjetë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb