Shqipëria zhgënjen sërish dhe këtë herë e bën ndaj një kundërshtari si Estonia.  Në Air Albania miqësorja përfundoi 0-0, ndërsa pas sfidës folën për mediat protagonistët. Futbollisti kuqezi, Vrioni analizoi 90 minutëshin.

“Kërkuam të fitonim këtë ndeshje, patëm shumë raste pjesën e parë. Duhet të marrim forcat dhe të bëhemi gati për ndeshjet e shtatorit. Besoj shumë të grupi. Në shtator do kërkojmë të marrim maksimumin e pikëve.Stërvitja kërkon të punojmë të gjithë së bashku të kërkojmë golin në ndeshje, do kërkojmë në shtator tre pikët në ndeshjet që kemi.Mesfushorët na kërkojnë, ne duhet të jemi më agresivë kur jemi në sulm, duhet të japim maksimumin dhe të kërkojmë të japim gola” – tha Vrioni.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb