TIRANE- Historia e pazakontë e një 57-vjeçareje nga Dragostunja e Librazhdit që denonconte live ish-burrin dhe nusen e djalit për dhunë, është rikthyer sërish në emisionin ‘Me zemër të hapur’. Nëna e 4 fëmijëve rrëfeu vuajtjet e saj, që nga divorci pa dijeninë e saj nga bashkëshorti me të cilin ka 4 fëmijë, si dhe konfliktet për pronësinë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ditën e premte Zenepe Bici, dhe djali i saj, kanë hedhur akuza të forta për Ahmetin dhe nusen (gruan e Xhonit). Në njërën anë Xhoni, i cili aktualisht ndodhet emigrant në Angli, e mohoi si baba që nga momenti që ai fle me nusen e tij. Ndërkohë, pala tjetër ka reaguar të premten e kaluar nëpërmjet krushkës, e cila kërkoi përballje dhe përmendi të tjera akuza tronditëse.

me zemer te hapur njolla gjaku


Siç duket sot Zenepe Bici ka disa prova që faktojnë dhunën e ish-burrit dhe nuses së saj, ku në muajin janar të këtij viti ka realizuar një video. Në videon në fjalë shihen njollat e gjakut në dysheme, që Zenepja thotë i përkasin asaj, pasi nusja dhe ish-burri e kanë qëlluar. “Ngjarja në video ka ndodhur në janar. I kam filmuar të gjitha. Ja dhe njollat e gjakut, janë të miat. Edhe kur burri im i thoshte; vrite të keqen babi vrite.”, pohoi 57-vjeçarja në studio. Po ashtu, Bici ka sjellë për emisionin edhe një video ku shihet se si debaton me nusen, pasi kjo e fundit i ka mbyllur rrugëdaljen për në banesë.


SI NISI KONFLIKTI
Zenepja tregon se pasi djali kishte ikur në Angli, aty kishin nisur debatet mes tyre. Sipas saj, çifti i ri filloi të debatonte fillimisht për shkak të disa parave qe Xhoni i kishte marrë tek familjaret e nuses. Çudia më e madhe ndodhi më pas në qëndrimet mes palëve, babai i tij Ahmeti është pranë nuses, aktualisht jeton me të dhe sipas Zenepes të dy bëhen bashkë për ta dhunuar dhe për ta përzënë nga banesa. Ajo ka marrë madje disa urdhra-mbrojtje në gjykatë ndërsa thotë se përpara shtëpisë kanë vendosur edhe një rrjete që të mos e lejojnë te hyje ne banese.

ME ZE,ER TWE HAPUR

Nga ana tjetër edhe nusja e ka denoncuar vjehrrën për dhune dhe ka marre urdhër mbrojtje ndaj saj. Ndërkohë edhe pse kane kaluar disa vite qe i shoqi ndodhet ne Angli ajo ka bere një denoncim për dhune edhe ndaj tij. Beteja ne gjykate vazhdon me denoncime te vazhdueshme nga te dyja palët jo vetëm për dhune, por edhe për ndarjen e pasurisë te cilën Zenepja thotë se padrejtësisht dhe nëpërmjet falsifikimit te dokumenteve Ahmeti ka vendosur t’ja jap nuses. Zenepe Bici thotë se ka vendosur ta beje këtë çështje publike dhe nuk kërkon asgjë tjetër përveçse drejtësi për te dhe Xhonin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb