SHKUP – Dy shqiptarë janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, në fshatin Gërçec të Shkupit. Sipas mediave maqedonase, shkak për sherrin mes tyre ka qenë këngëtarja Adelina Tahiri.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes, Zeirja Latifi Zeko, i cili në bashkëpunim me vëllain e tij Abdurahimin, kanë qëlluar për vdekje shtetasit Nebush Nuishi dhe Qani Murtezani, ndërsa kanë plagosur edhe shokun e tyre Mumin Ajrullau.

Sipas autoriteteve maqedonase, autorët e dyshuar njihen si persona me precedentë penalë.
Mediat shkruajnë se vrasjes i ka paraprirë një zënkë mes Muishit dhe Zekos për këngëtaren shkupjane Adelina Tahiri.

Në një komunikim të shkurtër për Opinion.al, këngëtarja Adelina Tahiri tha se këto lajme nuk janë aspak të vërteta dhe se nuk është vrarë askush për të. Këngëtarja siguron se e vërteta do të dalë shumë shpejt në dritë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: