Në rajonin e Vaziristanit të Veriut në Pakistan humbën jetën 2 ushtarë pakistanezë si pasojë e sulmit të terroristëve në pikën e sigurisë në kufi nga ana e Afganistanit.

Në një deklaratë nga Njësia e Marrëdhënieve me Publikun e Ushtrisë së Pakistanit (ISPR), thuhet se ka ndodhur një sulm i armatosur në pikën e sigurisë në rajonin Dvatoi në kufirin e Afganistanit nga ana tjetër e kufirit.

Në deklaratë thuhet se dy ushtarët pakistanezë humbën jetën në sulm.

Duke treguar se trupat pakistaneze menjëherë iu përgjigjën sulmit të terroristëve, më tej thuhet se Pakistani i bëri kërkesa të vazhdueshme Kabulit për të siguruar mbrojtje efektive të kufirit nga ana afgane.

Më tej theksohet se Islamabadi dënon përdorimin e territorit afgan për aktivitete terroriste kundër Pakistanit.

Ndërsa nuk u dha asnjë informacion rreth asaj se cilës organizatë i përkisnin autorët e krimit.

Ministria afgane e Punëve të Jashtme tha se organizata terroriste Talebanët e Pakistanit (TTP) nuk ishte themeluar në Afganistan dhe nuk vepronte në territorin e këtij vendi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Zahid Hafez Chawdri mohoi pretendimet e qeverisë afgane se TTP nuk vepron në territorin e Afganistanit. “Në vitet e fundit, TTP ka filluar një numër të madh sulmesh të tmerrshme terroriste në Pakistan, duke përdorur territorin e Afganistanit”, tha Chawdri.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb