Xhihadistët në Burkina Faso kanë vrarë 35 civilë, shumica prej tyre gra, gjatë një sulmi në një qytet në veri të vendit.

Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore, shpalli dy ditë zie kombëtare.

Ky është sulmi më vdekjeprurës, në pesë vitet e fundit, që kur ka filluar dhuna e xhihadistëve në këtë vend të Afrikës Perëndimore.

Shtatë ushtarë dhe rreth 80 xhihadistë janë vrarë në sulmin që ndodhi në provincën Soum, njoftoi ushtria, shkruan Rel.

Burkina Faso kufizohet me Malin dhe Nigerin. Rajoni ka parë një përshkallëzim të dhunës për shkak të sulmeve të militantëve, që nga viti 2015.

Incidentet kërcënojnë raportet tradicionalisht të mira mes shumicës myslimane dhe komunitetit katolik në Burkina Faso.

Liderët e grupit G5 të rajonit Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Nigeri, Mali, Mauritania dhe Çadi, gjatë një samiti të mbajtur në fillim të këtij muaji, bën thirrje për bashkëpunim dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kërcënimin nga militantëve islamistë.

Rajoni i Sahel i Afrikës shtrihet në jug të shkretëtirës së Saharasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb