Dy kampionë ukrainas të boksit, Oleh Prudky dhe Oleksiy Yanin, kanë vdekur ndërsa mbronin vendin e tyre gjatë pushtimit të Rusisë, sipas zyrtarëve të sportit.

Prudky, një ish-kampion i Ukrainës në peshën e lehtë, vdiq duke luftuar me forcat ruse të dielën, tha Federata e Boksit e Ukrainës në një postim në Instagram të hënën.

“Fitoret dhe arritjet tuaja janë të vështira për t’u numëruar, keni qenë një sportist shumë këmbëngulës dhe punëtor, keni stërvitur shumë. Ju keni qenë një shembull i denjë për brezat e ardhshëm”, shkruan Federata e Boksit Çerkasi.

Prudky ka lënë pas gruan e tij dhe dy vajza të vogla.

Yanin, një kampion ukrainas në kikboks dhe kampion bote në Muay Thai, vdiq në prill teksa po luftonte forcat ruse dhe pro-ruse në Mariupol, tha të martën Ministria e Rinisë dhe Sporteve e Ukrainës.

“Oleksiy Yanin, një atlet dhe ushtar i Detashmentit për Qëllime Speciale Azov të Gardës Kombëtare të Ukrainës, vdiq në betejën për Mariupolin”, tha ministria.

Ai  ishte një nga ata heronj që mbrojtën me guxim qytetin hero të Mariupolit, tha ministria.

Yanin la gruan dhe djalin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb