Policia në Gana ka njoftuar sot se disa persona të armatosur teksa lëviznin me një motor kanë qëlluar me armë duke vrarë gazetarin hulumtues Ahmed Hussein, i cili po kryente investigime në futbollin afrikan.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme dhe gazetari u qëllua me armë zjarri dy herë në gjoks dhe një herë në pjesën e qafës, njofton AP. Ai ishte pjesë e ekipit i kryesuar nga Anas Aremejav Anas, një gazetar tjetër i njohur në fushën hulumtuese.
Puna e gazetarit bazohej në përfshirjen e një anëtare të FIFA-s në Këshillin e FIFA-s në korrupsion, njeriu i dytë më i fuqishëm në futbollin afrikan, Kwai Nyantaky, i cili u ndalua për marrje ryshfeti në sport vitin e kaluar.
(n.m/BalkanWeb)