AFGANISTAN

Një gazetare është qëlluar për vdekje ditën e djeshme në Afganistan. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila shprehet se gazetarja është vrarë nga disa persona të paidentifikuar në një qark të Kabulit. Ndërkohë janë publikuar edhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku mbeti e vrarë gazetarja.

Menjëherë janë ngritur pistat e hetimit, por dyshohet se motivet e ngjarjes mund të janë private dhe familjare. Familjarët e saj ngrënë akuza se ajo është qëlluar për vdekje nga burri i saj, por ky version nuk është konfirmuar ende në rrugë zyrtare.

Gazetarja kishte një përvojë të madhe në media lokale dhe kombëtare, ndërsa  pjesën më të madhe të kohës kishte punuar si moderatore. Kohët e fundit gazetarja afgane ishte një zë i shtuar në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb